Veliaj do lirinë nga qelia, Kushtetuesja “jep dritën jeshile”: Kërkesa e kryebashkiakut kalon për shqyrtim në seancë plenare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar lirimin nga qelia ku ndodhet tashmë prej gati një viti. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur sot kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg pasi sipas tij nuk është proporcionale lidhur me akuzën.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, më 10 shkurt të 2025, u arrestua me urdhër të SPAK pasi ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Gjithashtu dhe ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa rëndojnë një sërë akuzash si: korrupsion pasiv, fshehje e të ardhurave dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.