Ministrja që urrente shqiptarët jep dorëheqjen nga konservatorët! Suella Baverman bashkohet me të djathtën ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar

Ish-sekretarja e brendshme britanike që urrente emigratët shqiptarë, është bërë deputetja e fundit konservatore që kalon tek e djathta ekstreme në Reform UK.

Njoftimi i papritur është bërë gjatë një tubimi për aktivistët e partisë në Londrën qëndrore. Braverman u tha mbështetësve të Reformës se ajo kishte hequr dorë gjithashtu nga anëtarësimi i saj në Partinë Konservatore prej 30 vitesh, duke shtuar: “Ndihem sikur jam kthyer në shtëpi”, raporton BBC.

Ajo tashmë është bërë deputetja e tretë konservatore që i bashkohet të djathtës ekstreme brenda këtij muaji, pas Robert Jenrick dhe Andrew Rosindell, dhe e katërta që nga zgjedhjet e vitit 2024.

Deputete që prej viti 2015, Baverman ishte prokurore e përgjithshme nën lidershipin e Boris Johnson dhe më pas sekretare e brendshme nen Liz Truss në shtator të 2022. Ajo u detyrua të jepte dorëheqjen nga roli një muaj më vonë, pasi doli në pah se i kishte dërguar një dokument zyrtar një kolegu konservator duke përdorur emailin e saj personal.

Rishi Sunak e riemëroi Braverman në këtë rol vetëm gjashtë ditë më vonë, pasi hyri në Downing Street, dhe ajo u bë një figurë e rëndësishme në të djathtë të partisë. Megjithatë, ajo u shkarkua nga roli vitin pasardhës, për shkak të një artikulli që akuzonte Policinë Metropolitane për paragjykime në policimin e protestave pro-palestineze në Londër.

Kujtojmë se ajo ka bërë deklarata të forta kundrejtë emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, ku ka deklaruar se  Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, ndërsa akuzoi shqiptarët atje për “abuzim me ligjet e tyre”.

Braverman është kritikuar shpesh për gjuhën  diskriminuese që ajo ka përdorur për shtetas të kombeve të ndryshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT