“E harruat 8 janarin kur luftuat me njëri-tjetrin”/ Balla-opozitës: Do mbani përgjegjësi bashkë me matufin në krye

Taulant Balla ka replikuar sot ne Kuvend me PD, teksa perplasje kane ndodhur edhe mes tij dhe Gazment Bardhit.
Pjese nga debati:
Balla: Me ata që realisht i kanë marrë votat nga populli demokrat. Sa i përket asaj që tha zoti Dule, që u ankua në emër të demokratëve për atë që ka bërë policia e shtetit në protestë. Mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe fjalën dhunë. Çdo shqiptari i vjen në mend 8 janari i 2022, që luftonit me njëri-tjetrin. Krahu i Berishës kishte përdorur barrë, çekiç,trapan. Nga krahu i Lulzim Bashës është përdorur gaz lotsjellës, thuhej në atë njoftim. Është një zhurmues, a ja mbyllni gojën një zhurmuesi? E vërteta dhemb, edhe kur hipën lart, edhe kur zbret, edhe para, edhe pas. Mund të kërkoj 5 minuta pushim sa të qetësohen? Thirrja ime për ju demokratë është të mbështesni punonjësit e ndershëm të policisë. Këta lapanjozët…
Bardhi: Lapanjoz je ti.
Balla: Kjo parti duhet të distancohet nga dhuna, bashkë me një matuf që do mbajë përgjegjësi. Lëri këto dengla ti. Bëj si qesharak. Ti ke bërë kallëzimin siç e ke bërë për Këlliçin dhe Edmond Spahon. Unë jam ai që jam, ti duhet të mbash përgjegjësi çfarë mban para e çfarë mban pas.