VIDEO/ Avioni i NASA-s bën ulje emergjente në Houston, “zvarritet” përgjatë pistës dhe përfshihet nga flakët

Avioni kërkimor i NASA-s, WB-57, bëri një ulje të menjëhershme në areoportin Wellington në Houston ditën e djeshme pas një problem mekanik, u than ë deklaratën e agjencisë hapësinore.

Bethany Stevens, sekretarja për shtyp e NASA-s, deklaroi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt.

“Si me çdo incident, një hetim i plotë do të kryhet nga NASA për shkakun. NASA do ta përditësojë publikun në mënyrë transparente ndërsa mbledhim më shumë informacion.”, tha ajo në një postim në X.

Video e publikuar në rrjetet sociale tregon avionin duke rrëshqitur përgjatë pistës, teksa një pjesë e mjetit fluturues përfshihet nga flakët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT