Demokratë dhe socialistë bashkë në Amerikë, deputetët e rinj nisin programin në SHBA, marrin “bekimin” e përfaqësueses së Trump në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar mëngjesin e kësaj të mërkure disa foto nga takimi i të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn, me deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Në fokus të këtij takimi ka qenë nisja e një etape të rëndësishme në angazhimin ndërkombëtar, Programi Ndërkombëtar i Vizitorëve Udhëheqës. Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë do të ndërmarrin një udhëtim të përbashkët në Shtetet e Bashkuara, me ndalesa në Washington DC, Phoenix në Arizona dhe Pensacola në Florida.

Demokratë dhe socialistë bashkë në Amerikë,

Pamje nga takimi

Gjatë kësaj vizite, ata do të angazhohen në takime dhe aktivitete që synojnë forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke u ndalur te prioritetet e përbashkëta strategjike.

Programi parashikon thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si nxitja e lidhjeve tregtare, zhvillimi ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike, duke promovuar një qasje ndërpartiake dhe dialog konstruktiv.

“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake”, shkruan Ambasada.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT