Ndodh në Vlorë, firma që punon për vendosjen e ujësjellësit dëmton linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike, një lagje përfundon në “terr”

Vlorës duket se nuk po i ndalen problemet, pasi mbrëmjen e sotme një nga lagjet e qytetit bregdetar ka mbetur pa energji elektrike.

Bëhet me dije se një  prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” pa energji elektrike.

Mësohet se  gjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen “Pavarësia” duke lënë me qindra banesa në terr të plotë.

Ndëra ndodhen në terren dhe punonjës të OSHEE, të cilët prej disa orësh po punojnë për riparimin e defektit dhe kthimin e energjisë në zonë.

Kujtojmë që në fundin e muajit dhjetor, qytetit i Vlorës mbeti disa ditë pa ujë, pasi u dëmtua tubacioni kryesor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT