PS kërcënon me ndryshimin e kuorumit për reformën territoriale, ish-deputeti i PD-së shpërthen ndaj demokratëve: Arsyeja pse jeni 13 vite në opozitë! Po bëni politikë vetëshkatërruese

Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar ashpër në lidhje me kërkesën e PS-së drejtuar Kuvendit për zhbërjen e formulës së barazisë për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se demokratët nuk mësojnë nga historia dhe se bojkotimi i Reformës Territoriale në vitin është zanafilla e rënies së PD-së për 13 vite.

“Këtë gafë të rëndë politike, PD ka mundësi ta korrigjojë në një fare mase me dakordësinë e tanishme me PS për të rishikuar reformën territoriale. Rishikimi i reformës territoriale ka qenë dhe mbetet kërkesa me permanente e PD gjatë 13 viteve në opozitë“, thekson Spaho në postimin e tij.

Po ashtu ish-deputeti shton se Partia Demokratike po bën politikë vetëshkatërruese.

Postimi i plotë i PD:

Per te ardhur keq qe PD nuk meson ose nuk do qe te mesoje nga historia e saj.

Bojkoti i reformes territoriale ne vitin 2014, eshte zanafilla e renjes dhe  kryegabimi i 13 vjeteve te fundit ne opozite, me i rende edhe se djegja e mandateve dhe mospjesmarrja ne zgjedhjet vendore.

Mospjesmarrja ne reformen territoriale ne vitin 2014, lejoi PS ta modeloje ndarjen territoriale ne funksion te strategjise se saj elektoriale. Qe nga ajo kohe, PD nuk ka fituar asnje pale zgjedhje vendore dhe te pergjithshme.

Kete gafe te rende politike, PD ka mundesi ta korregjoje ne nje fare mase me dakordesine e tanishme me PS per te rishikuar reformen territoriale. Rishikimi i reformes territoriale ka qene dhe mbetet kerkesa me permanente e PD gjate 13 viteve ne opozite.

Por cfare ndodh?

PD refuzon te marre pjese dhe fillon lojrat e bajate te cilat asnjehere nuk i kane dhene rezultat.

Kjo sjellje politike eshte veteshkaterruese dhe per kete ne rradhe te pare mban pergjegjesi Kryetari i Partise, i cili ende nuk pranon qe bojkoti dhe rruga jane kanceri qe ka kapur PD qe me krijimin e saj dhe qe e nxjerrin ate jashte sistemit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT