Dëmtime dhe burg, Florian Marku: Do të rikthehem në ring!

Boksieri shqiptar Florian Marku ka deklaruar se do të rikthehet sërish në ring pas peripecive në vitet e fundit.

34-vjeçari shkruan në rrjetet sociale se ‘shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time këto 2 vite, por dalë ngadalë do të rikthehem në ring. Dasht Zoti. Si kurrë më parë’.

Në mars të vitit 2024, Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierë në boksin profesionist kundër Chris Congo-s. Nga ai moment ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi nga i cili vuante prej kohësh, ndërsa më pas pati probleme edhe me drejtësinë.

Në fillim të 2025 ai u arrestua në Londër dhe u transferua për të kryer disa muaj burg në Greqi për shkak të një sherri të disa viteve më parë ku akuzohet për ‘plagosje’ dhe armëmbajtje pa leje’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT