Sali Berisha njofton PROTESTËN E MADHE KOMBËTARE: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria! (DATA)

Lideri demokrat Sali Berisha ka njoftuar mesditën e kësaj të premte se më datë 10 Shkurt, opozita do të mbajë protestën e radhës kombëtare në Tiranë. Ajo do të mbahet rreth dy javë pas protestës kombëtare që u zhvillua në kryeqytet më 24 Janar.

“Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera.

Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, u shpreh Sali Berisha.

Në protestën e kaluar, pati mjaft incidente me molotovë dhe fishekzjarre të Kryeministria, ndërkohë që incidente u regjistruan edhe te Parlamenti, ku protestuesit u përballën me forcat e Policisë së Shtetit që lëshuan gaz lotsjellës.

Kur gazetarët e pyetën nëse skenari do të ishte i njëjtë, Sali Berisha u shpreh “Sot është vetëm njoftimi se mezi prisnin njerëzit datën, me padurim prisnin.”

Në protestën e javës së kaluar, 24 Janar, Policia e Shtetit njoftoi ndalimin e 19 protestuesve dhe procedimin në gjendje të lirë të disa të tjerëve, nën akuzën se kishin hedhur molotovë e sende të forta drejt institucioneve, si dhe lënduan disa efektivë.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës i nxori të gjithë nga qelia dhe caktoi masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, siç bënë me dije autoritetet, të plagosur nga këto incidente dhe episode dhune mbetën dhe 11 efektivë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT