Prej një viti në betejë me sëmundjen e rëndë, humb jetën në moshën 27-vjeçare infermierja e qytetit të Korçës

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin lokal të qytetit të Korçës, teksa infermierja 27-vjeçare Laura Avdolli, e cila sapo kishte nisur rrugëtimin e saj profesional në Spitalin Rajonal të Korçës, ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Mediat lokale bëjnë me dije se 27-vjeçarja Laura vuante prej më shumë se një viti nga karcinoma hepatike me metastaza pulmonare.
Një vit më parë ajo iu kërkoi ndihmë shqiptarëve, teksa u mblodhën fonde për kurimin e saj, por pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së madhe, sëmundja e rëndë rezultoi më e fortë.
Ndarja e saj nga jeta ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja, të afërmit, miqtë, kolegët dhe komuniteti shëndetësor, ndërsa qytetarë të shumtë shprehin ngushëllime dhe nderojnë kujtimin e saj.