Dikur e vlerësonte si djalë të mrekullueshëm, Trump pretendon pafajësinë nga dosja e Jeffrey Epstein: Dokumentet e reja nxjerrin në pah të vërtetën

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se publikimet më të fundit nga dosja “Epstein”, vërtetojnë shfajësimin e tij në lidhje me çështjen.
Teksa foli për herë të parë rreth dokumenteve të publikuara në lidhje me dosjen e bujshme, Trump pretendoi se ato e kishin liruar nga akuzat për lidhjet e tij me Epstein.
Gjatë një fluturimi për në Florida, ditën e shtunë, presidenti amerikan tha për mediat e huaja: “Nuk e pashë vetë, por disa njerëz shumë të rëndësishëm më thanë se jo vetëm që më shfajëson mua, por është e kundërta e asaj që shpresonin njerëzit, e dini, e majta radikale.”
Kujtojmë se në rrjet qarkullojnë fakte se Trump ka pasur një histori me Epstein, të cilin e njihte shoqërisht. E në vitin 2002 presidenti amerikan e komentonte Epsteim si një “djalë të mrekullueshëm” që i pëlqenin gratë “në moshë të re”. Mirëpo pas vdekjes së abuzuesit seksual në vitin 2019, presidenti tha se ata “kishin pasur një grindje” dhe nuk kanë patur kontakt për më shumë se 15 vite.
Komentet e zotit Trump vijnë pasi kryeministri Sir Keir Starmer i bëri thirrje Andrew Mountbatten-Windsor të dëshmojë para Kongresit Amerikan në lidhje me marrëdhëniet e tij me Epstein.
Pjesa më e fundit e dosjeve të Epstein përfshijnë tre imazhe që shfaqen të tregojnë Andrew-n në të katër këmbët mbi një grua të shtrirë në dysheme, me datën dhe rrethanat e paspecifikuara.
Andreë gjithmonë ka mohuar me forcë çdo shkelje që lidhet me marrëdhënien e tij me Epstein.