“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

Këngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer pas një kohe të gjatë shkëputjeje në skenën muzikore dhe në rrjete sociale.

Ai ka postuar në profilin e tij një fotografi, në të cilën ka treguar se ka nisur edhe një kapitull të ri të jetës.

“Kapitull i ri. Ju dua , ka shkruar ai krahas një fotoje të tij.

Rikthimi i tij në muzikë vjen pas tragjedisë në familje, ku vëllai i tij Eldioni ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare nga një aksident me motoçikletë.

Rikthimin në muzikë Gjesti e bëri me një këngë dedikuar vëllait të tij të ndjerë, ku shprehte dhembjen dhe mallin për mungesën e tij

“Memories” është një dedikim prekës që vjen pas tragjedisë familjare që e mbajti atë larg syrit të publikut, humbjes së vëllait të tij.

Në postimin ku njoftoi këngën, ai shkruante: “Muzika më ka ndenjur gjithmonë afër, si në gëzim, si në hidhërim. ‘Memories’ është një këngë që e kam shkruar me lot dhe e kam pasur shumë të vështirë ta incizoj. Jam munduar ta kursej familjen time, mos t’i mërzis shumë. E në krejt këtë mërzi, po mundohem të gjej lumturi dhe të kthehem në muzikë afër jush.”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT