Parkimi dysh tashmë vepër penale, makinat luksoze të parkuara në mes të rrugës, Taulant Balla publikon pamjet: Këta trima shkaktojnë trafikun (FOTO)

Deputeti socialist, Taulant Balla ditën e sotme ka publikuar pamje të disa makinave luksoze të cilat janë të parkuara në vende të gabuara, si në anësore të trotuareve ku nuk lejohet ose të koshave të mbeturinave.

Në postimin e tij, Balla shkruan se kjo sjellje e pronarëve të këtyre makinave lukszove është shkak i kaosit të trafikut si dhe papastërtisë së vendit.

“Shikojini, shikojini këta “trimat” në njërin krahë bllokojnë kazanët, duke pamundësuar punonjësit t’i pastrojnë, nga krahu tjetër bllokojnë rrugën, duke sjellë trafik apo rrezik incidentesh rrugore” shkroi Balla në postimin e tij.

Postimi nga deputeti socialist vjen pak ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me parkimet dyshe, që tashmë përbën një vepër penale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT