Atentati ndaj nipit të Nikulajt në Lezhë, ndalohet me urdhër të Prokurorisë efektivi i policisë! Iu përgjigj me armë autorëve

Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës, me urdhër të Prokurorisë është ndaluar një efektiv policie, shtetasi Besart Kovaçi.

Kovaçi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ka qenë i pranishëm brenda berberhanes ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit. Mësohet se 21-vjeçari ka qenë nipi i Ardian Nikulajt.

Sipas burimeve, gjatë sulmit me armë zjarri, efektivi i policisë i është kundërpërgjigjur autorëve duke përdorur armë zjarri.

Ndërkohë, në qytetin e Lezhës, policia po ushtron kontrolle të shumta dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Nga breshëri plumbash u gjujatën drejt berberhanses së Sokol Dacit, i cili ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë tre plumba: një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT