“Shkojmë bashkë të inspektojmë ”, Zegjineja e Korreshi batuta te Ligjet, demokrati “këshilllon” Çaushin e akuzon për situatën në burgje: Ik vetëm më mirë, ca hanë karkaleca, ca bukë të mykur

Sot është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet për projektligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së këtij komisioni nuk kanë munguar as batautat mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Teksa është folur për burgjet, deputeti demokrat Saimir Korreshi është shprehur se në burgje kushtet janë të ndryshme për persona të ndryshëm, ku disa hanë karkaleca e të tjerë sipas tij hanë bukë të mykur.
Kaq ka qënë “mjaftueshëm” për deputeten socialiste Zegjine Çaushi, për ti bërë replikë duke e ftuar të shkojnë bashkë dhe të inspektojnë nga afër ambientet e burgjeve.
Pjesë nga biseda:
Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra sa të liroheshin krevatet. Ca hanë karkaleca, ca të tjerë hanë bukë të mykur.
Zegjine Çaushi: Të shkojmë të inspektojmë, të shohim situatën që ka ndryshuar.
Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh.
Çaushi: Pse?
Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh o Zegjine.
Manja: E ke pyetje apo diskutim.
Korreshi: E kam pyetje- diskutim, I jap dhe këshilla Zegjinesë të mos shkojë në burg.
Çaushi: Nuk do shkoj në burg unë, me ty bashkë ta inspektojmë.
Korreshi: Ik vetëm ti më mirë, nuk më do njeri mua atje.