A do të jetë 10 shkurti kilometri i fundit i Sali Berishës? SKENARËT e kryedemokratit për t’iu ngujuar Ramës poshtë zyrës së tij (DEKLARATA)

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë më 10 shkurt protestën kombëtare të radhës. Në atë të 24 janarit ai deklaroi para mijëra demokratëve të mbledhur në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se e djathta shqiptare është në kilometrin e fundit të triumfit dhe largimit të qeverisë Rama.

Teksa sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sërish në protestën e 10 janarit, Berisha ka shpalosur dhe skenarët e mundshëm të rezistencës së tyre.

Sipas ish-kryeministrit qindra qytetarë i kanë shkruar dhe i kanë kërkuar që të mos largohen nga bulevardi deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

“Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën.

Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt. Ndaj dhe pikërisht ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë dhe popullin opozitar”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT