Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri!

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Jonida Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri.
Emërimi i Shehut u prezantua këtë të hënë në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja startoi në orën 11:15, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi emërimin.
Ky emërim i Jonida Shehut, vjen pas një përvoje të gjatë si gazetare dhe moderatore.