“U përmbys jeta e 100 personave”, në mesin e tyre dhe emra të njohur për shqiptarët, zhduken mijëra dokumente të publikuara nga dosja “Epstein”

Ditën e sotme, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka fshirë me mijëra dokumente të bëra publike nga dosja e bujshme e abuzuesit seksual, Jeffrey Epstein.

Mësohet se vendimi është marrë menjëherë pas reagimeve të personave, emrat e të cilëve u vunë në qendër të vëmendjes, pasi dyshohen se kohë më parë kanë patur  kontakt me abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein.

Avokatët e personave të prekur nga publikimet e dokumenteve të çështjes “Epstein” reguan duke thënë se informacionet e bëra publike kanë kthyer “përmbysur” jetën e gati 100 të mbijetuarve.

Në lidhje me këtë situtatë, Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar se i kishte hequr të gjitha dosjet e shënuara duke theksuar se ishin bërë gabime teknike, pa marrë parasysh dëmet e shkaktuara.

Përmes një letre dërguar një gjyqtari federal, Departamenti i Drejtësisë është shprehur: “Të gjitha dokumentet e kërkuara nga viktimat ose avokatët për t’u hequr deri dje në mbrëmje janë hequr për redaktim të mëtejshëm.”

Gjithashtu Departamenti bëri me dije se po vijohet më tej me shqyrtimin e kërkesave të reja, si dhe kontrollimet për të pikasur nëse ka ndonjë dokument tjetër që mund të ketë nevojë për redaktim, në mënyrë që të ruhet dinjiteti njerëzor.

Ky reagimn vjen pasi në dokumente e publikuara më parë, të përfshira ishin adresat e email-it dhe fotot nudo, përmes të cilave mund të identifikoheshin lehtësisht emrat dhe fytyrat e viktimave të mundshme.

Kujtojmë se në lidhje me dosjen e bujshme “Epstein”, janë publikuar dhjetra dokumente përmes të cilave kanë dalë në pah dhe emra të njohur për shqiptarët. Mes tyre përmenden: ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, miliarderi shqiptar Behgjet Pacolli si dhe disa vajza nga Tirana të cilat thuhet se kontaktuan me Epstein për të siguruar vende pune.

Për këtë çështje kanë reaguar dhe dy nga të sipërpërmendurit, të cilët kanë mohuar kontaktin e tyre me Jeffrey Epstein.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT