Biznesmenë, doganierë e zyrtarë të lartë, kontejnerët e Kurum i “hanë kokën” 33 personave, mes të arrestuarve pronarja e “Sokolaj” dhe administratorët turq (EMRAT)

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar sot 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Kurum”. Nga këto, 26 janë masa “arrest me burg” dhe 7 masa “arrest shtëpie”.

Mes personave për të cilët janë firmosur këto masa janë drejtues dhe specialistë të kompanisë turke “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”, si dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse për mjedisin dhe doganat.

Në arrest me burg janë lënë Erdal Demir, administrator i “Kurum International”, dhe Yusuf Sezai Kurum, administrator me prokurë i së njëjtës kompanie. Nga kompania shqiptare “Sokolaj”, janë vendosur në arrest me burg Gjovana Sokolaj, pronare e kompanisë, Doni Sokolaj, administrator i kompanisë D.o.o Minerals, dhe Olizana Pemati, ish-administratore.

Mes të arrestuarve janë edhe aksionerë dhe administratorë të kompanive të tjera që lidhen me tregtinë e mbetjeve.

Hetimi ka përfshirë edhe zyrtarë të doganave dhe institucioneve të mjedisit. Julian Kapedani, Indrit Likaj, Helidon Lila, Edmond Voda dhe Shkëlqim Jakupi, të gjithë pjesë e Degës së Doganës Durrës, janë në arrest me burg. Masë sigurie është lëshuar edhe për ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollanin e cila është lënë me “arrest shtëpie”.

Skandali lidhet me 102 kontejnerë që përmbanin rreth 210 ton mbetje të rrezikshme me destinacion Tajlandën, të cilët u rikthyen në nëntor 2024 në Shqipëri pas sinjalizimit nga organizata “Basel Action Network”.

Hetimet zbuluan se kontejnerët u ngarkuan në portin e Durrësit në fillim të korrikut 2024 dhe se kjo nuk ishte dërgesa e parë me mbetje të dyshuara, pasi një ngarkesë e ngjashme ishte bllokuar më herët nga doganat kineze.

EMRAT: 

Erdal Demir     Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai     Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj     Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj           Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati    Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj           Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga          Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica         Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla           Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni     Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj  Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila      Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci   Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami    Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti    Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja   Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani    Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj            Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila         Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda    Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi   Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo    Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina  Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Dritan Seferaj  Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

Kledina Skendo  Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

B.T  arrest shtëpiak

Evis Mellonashi   Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj     Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Marjeta Përlala  Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Arta Dollani    Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Back to top button
LAJMET E FUNDIT