Pas Tedi Blushit edhe IFIMES në “mbrojtje” të Metës: Arrestimi cënoi të drejtat themelore të njeriut dhe pati shkelje proceduriale

Insituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), ka bërë një shqyrtim mbi rastin e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, teksa ka dalë në konkluzionin se ka pasur mangësi serioze proceduriale gjatë monentit të arrestimit dhe ndalimit. Përfshirë këtu, mungesën e provave se Meta është informuar menjëherë për arsyet e arrestimit, po ashtu i është kufizuar e drejta për akses të menjëhershëm bë një avokat, mirëmbajtjke joadekuate e dokumentacionit zyrtar si edhe mosëdhënia e një karte të të drejtave.
Instituti në fjalë i është referuar gjetjeve të Avokatit të Popullit, teksa është ndalur te prezumimi i pafajësesë: “përdorimi i prangave, mbajtja e tyre brenda ambienteve të policisë dhe trajtimi i individëve pa një bazë të qartë ligjore konsiderohen me të drejtë të paligjshme dhe degraduese. Shqetësuese është se oficerët e policisë ishin të maskuar, drejtonin automjete pa shenja dalluese dhe nuk kishin identifikim të dukshëm ose kamera trupi.” thotë instituti.
Në raportin e publikuar IFIMES shkruan se rasti i Metës dhe performance institucionale dobësojnë legjitimitetin e institucioneve gjyqësore dhe lënë vend për pretendime për drejtësi selektive.
Në përfundim të shkrimit, instituti ka vlerësuar gjetjet e Avokatit të Popullit. Kujtojmë se ditën e djeshme, rasti i arrestitmit të metës si edhe moslejimi i tij për të dhënë intervista nga qelia, u sollën ditën e djeshme në Kuvend nga deputeti i partisë së Lirisë Tedi Blushi.
Kujtjmë se Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024, dhe ai bashmë me Monika Kryemadhin po hetoen nga SPAK për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.