Thumb për Veliajn? Erion Braçe del hapur kundër qeverisjes së Tiranës: Duhet ndryshim radikal! Bashkia nuk duhet të mendohet si “qokë”

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka dalë hapur kundër për mënyrën si po qeveriset kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Gjatë një interviste mediatike, Braçe theksoi se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve.

Ndërsa më tej, ligjvënësi socialist tha se ky ndryshim, nuk mund të bëhet duke e menduar Bashkinë e Tiranës si “qokë”

“Jam deputet i Tiranës, ajo që mendoj është se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve. Ky ndryshim radikal nuk bëhet duke e menduar bashkinë e Tiranës si qokë!

Mendimi “Tirana e fiton” dhe hajde vendosim një atje, jo nuk bëhet ndryshimi me qokë për kulm apo majë karriere”, deklaroi Braçe në Top Channel.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT