VIDEO/ Rrugorja e Tiranës merr karrotrec të rinj, paralajmëron shoferët: Gjobë dhe zhvendosje e mjetit në pikën e bllokimit

Policia Rrugore e Tiranës është pajisur me dy mjete të reja, një karrotrec dhe një mjet të tonazhit të rëndë me platformë ngritëse, me qëllim heqjen e automjeteve të parkuara gabim.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe parkimit të tyre, në mënyrë që të mos pengojnë lëvizjen e këmbësorëve, personave me aftësi të kufizuara dhe mjeteve të emergjencës.
Gjithashtu, të mos parkojnë në kryqëzime, mbi trotuare apo përpara hyrje-daljeve të institucioneve dhe banesave, pasi do të hiqen me mjetet ngritëse dhe do të dërgohen në pikën e bllokimit.
Automjetet që do të ngrihen me mjet ngritës, drejtuesit e tyre do ndëshkohen me masë administrative për parkim të gabuar, me masë për ngritjen me mjet ngritës dhe për qëndrimin në pikën e bllokimit.
Policia fton përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore për një qarkullim sa më të rregullt dhe të sigurt për të gjithë.