Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon deklaratën e Rogertit ndaj Stenaldos: Paragjykimet negative rëndojnë tek njerëzit

Pas reagimit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë lidhur me deklaratën e rëndë të bërë nga Rogerti ndaj Stenaldos, ka reaguar edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Përmes një postimi në Facebook, KMD ka shprehur keqardhje për situatat e përsëritura në një format televiziv me shikueshmëri të lartë, i cili ka ndikim të gjerë në diskutimin dhe opinionin publik.

Komisioneri i fton të tregojnë më shumë vëmendje në transmetimet publike, me qëllim parandalimin e situatave që mund të shkojnë në kufijtë e gjuhës së urrejtjes.

Gjithashtu, KMD shpreh shqetësimin për përforcimin e paragjykimeve dhe stereotipeve negative, të cilat rëndojnë veçanërisht mbi grupet më të cenueshme të shoqërisë.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) u njoh përmes mediave dhe organizatave të shoqërisë civile për shprehje të papërshtatshme dhe shqetësuese ndaj konkurrentit S. M., të lidhura me aftësinë e kufizuar në shikim, në reality shoë “Big Brother Vip”, transmetuar nga operatori kombëtar Top Channel.

KMD shpreh keqardhjen për situatat e përsëritura në këtë format televiziv me shikueshmëri të lartë, që ka një ndikim të gjerë në diskutimin dhe opinionin publik dhe i fton të jenë më të vëmendshëm në transmetimin publik, me qëllim parandalimin e situatave që mund të shkojnë në kufijtë e gjuhës së urrejtjes.

KMD gjithashtu shpreh shqetësimin mbi paragjykimet dhe stereotipet negative që rëndojmë sidomos tek njerëzit më të pamundur, prandaj kërkon nga Operatori që të garantojë moscënimin e dinjitetit njerëzor.

Në këtë frymë, KMD fton Produksionin e reality “Big brother Vip ” dhe operatorin kombëtar Top Channel që të analizojnë protokollet e formatit dhe nese duhet, ti rishikojnë, si dhe të krijonë mundësinë e nje diskutimi po në të njejtin format, mbi personat me aftësi të kufizuara dhe zërat e tyre,” shkruhet në postim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT