E FUNDIT/ Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT, shtrohet në repartin e Kardiologjisë! Ja si paraqitet gjendja e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar mbrëmjen e sotme me urgjencë në QSUT, pas komplikacioneve shëndetësore.

Bëhet me dije se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital, pasi ka pasur vështirësi me  frymëmarrjen.

Po ashtu raportohet se Moisiu është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim nga stafi mjekësor.

Ndërsa bëhet me dije se gjendja shëndetësore e ish-presidentit për momentin është stabël.

Gjithashtu raportohet se mjekët janë duke vlerësuar situatën për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale të nevojshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT