“Më qëlloi në 2004, çfarë të bëja unë, ta qerasja?”, Henrik Hoxhaj zbulon KONFLIKTET me Boriçët, pranon se synonte vrasjen e Ismetit (DËSHMIA)

Një nga të pandehurit e dosjes “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj, ditën e sotme, para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar mbi konfliktet e tij të hershme me vëllezërit Boriçi, të cilët synonte t’i ekzekutonte.

Burime për mediat bëjnë me dije se para togave të zeza Hoxhaj ka pranuar se synonte t’i merrtye jetën Ismet Boriçit, me pretendimin se ky i fundit kishte tentuar për ta ekzekutuar në një konflikt që datonte në 2004.

Pasi pranoi se synonte të qëllonte Boriçin, Hoxhaj theksoi në fjalën e tij se Viron Kallanxhiu nuk kishte dijeni për planin e tij e nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

Referuar ngjarjes së 2018, ditës kur Hoxhaj planifikoi hakmarrjen ndaj Boriçit, ai zbuloi se për këtë atentat i ka ardhur në ndihmë një person i qujatur Skerdi, i cili ishte në dijeni për të gjithë konflikit mes dyshes.

“Sigurova një automjet tip Renault të vjedhur dhe një pistoletë Glock, ndërsa bashkëpunëtor kam pasur një person të quajtur Skerdi, i cili, sipas tij, ishte në dijeni të situatës. Vëzhguam disa herë pronën e vëllezërve Boriçi dhe pastaj planifikuam goditjen” është shprehur Hoxhaj.

“Skerdi qëlloi nga vendi i pasagjerit, por arma iu bllokua. Mjeti ynë kishte xhama të zinj dhe targa të huaja, ndaj ata na pikasën. Plumbat u ndalën nga xhami dhe ata u gërvishtën lehtë”, shtoi më tej ai.

Duke iu përgjigjur prokurorit të çështjes, Behar Dibra, Hoxhaj zbuloi se e gjithë ngjarja kishte ndodhur pranë një lokali në zonën e gjimnazit të ri, ku viktimat ndodheshin të ulur në tavolinë.

Ai theksoi se armët i mbanin gjithmonë në automjet dhe se ishin të përgatitur për të goditur sapo t’i shihnin.

Një pjesë nga dëshmia e Hoxhaj: Konflikti ka ndodhur në vitin ’99–2000. Një shok i imi i fëmijërisë ka pasur probleme me vëllezërit Boriçi. Arsyeja ka filluar në vitin 2004, kur unë duke ikur për në shtëpi jam plagosur me 3 plumba. Ismet Boriçi i ka plagosur vëllain Viron Kallanxhiut, shokut tim të fëmijërisë, që tani është në burg. Boriçët janë fis i madh. U krijua një situatë kot, pa lidhje, “pse më sheh”. Ai nxori armën, unë ia kapa armën te tyta. Ai më qëlloi. Unë ika me vrap, aty më mori dikush. Unë rrija me këtë shokun tim, më shkoi mendja mua që kishte lidhje me shokun tim që më qëlloi, se unë me njeri tjetër nuk kisha probleme. E dija historinë e Vironit me Boriçin. Vironi kishte ndërmarrë një veprim ndaj tij, e kishte goditur Ismetin në ’99 në Itali. Unë doja të mbaroja punë me të. Të mbaroja punë, ta vrisja pra… ç’a ta qirasja? Ai më gjuajti mua.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT