ATENTATI që tronditi Elbasanin në 2012/ Vranë babë e bir në gjumë, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes babë e bir, Nezir e Gentjan Beqiri, ngjarje e ndodhur në 15 korrik të 2012.

Burime për mediat bëjnë me dije se do të vijojnë të kryejnë dënimin “burgim  të përjetshëm” dy autorët kryesorë të dyshuar për ekzekutimin e babait Nezir dhe djalit të tij, Gentjan Beqiri. Ardjan dhe Florenc Çapja do mbeten përgjithmonë prapa hekurave.

E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi dhe për shtetasin Jorgo Leku. 

Ndërsa Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie.

Sipas Apelit të GJKKO, Ardian Çapja dhe Florenc Çapja u dënuan për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Si ndodhi vrasja:

Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2012 në qytetin e Elbasanit. Nga hetimet e ushtruara u mësua se autorët u futën në banesën e familjes Beqiri dhe i ekzekutuan të dy me armë zjarri, teksa ata flinin.

Trupat e pajetë u gjetën brenda banesës nga autoritetet vendase,.

Hetimet nxorrën në pah se vrasja ishte pjesë e një konflikti të rëndë të ndodhur mes grupeve kriminale në Elbasan, çka çoi më pas në arrestimin dhe dënimin e Ardjan dhe Florenc Çapjas, si edhe të bashkëpunëtorëve të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT