“Bën çdo lloj pune, mjafton të shpërblehet me para”, del DOKUMENT i ri, një tjetër vajzë shqiptare në dosjen e abuzuesit sekual Jeffrey Epstein

Të tjera detaje të publikuara nga dosja e bujshme e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein është zbuluar një tjetër vajzë shqiptare që ka kontaktuar me përdhunuesin amerikan për të siguruar një vend pune.

Në një dokument të publikuar së fundmi nga autoritetet amerikane zbulohet se një e-mail në të cilin thuhet se vajza shqiptare është e gatshme të bëjë çdo lloj pune, mjafton të jetë e punësuar.

Ndërsa mësohet se përzgjedhja e kandidatëve që ishin të intereusar për vende pune, nuk bëhej drejtëpërsërdrejti nga Epstein, por nga një tjetër person.

“Kandidatë të tjerë janë gjithashtu në kërkim, por nuk jetojnë në Nju Jork. Vajza shqiptare do të bëjë gjithashtu të gjitha llojet e punëve që dëshironi ju të bëjë. Por ajo është shumë e ndërlikuar për sa i përket dokumenteve. Ke videon për ty”, shkruhet në e-mailin e siguruar nga dosja “Epstein”.

Kujtojmë se në dosjen e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në 2019 teska vuante dënimin për abuzime seksuale, janë përmendur emra të njohur për shtetasit shqiptarë. Mes tyre: ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, miliarderi shqiptar Behgjet Pacolli si dhe vajza të tjera shqiptare që kontaktonin në e-mailin e Epsteinpër vende pune, siç ëshntë dhe rasti i sipërpërmendur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT