‘Nuk themi të marrim armët, por të kemi nga një spray në xhep” – Militanti i Berishës ‘sqaron’ aksionin e 10 shkurtit (VIDEO)

Në takimet e Berishës me militantët e PD-së, kanë filluar të ideojnë se si do ta organizojnë protestënn madhështore të 10 shkurtit, meqenëse Berisha e ka cilësuar atë si përballjen finale me regjimin.
Një prej tyre u ngrit në Njësinë 7 dhe sqaroi aksionin e tij, duke u shprehur se nuk do të merrte armët, por në vend të tyre do të përdorte kundër policëve spray.
Pra, kur policët t’u hedhin gaz lotësjellës, këta t’i përgjigjen me spray. Kur militanti ka dhënë këtë alternativë, në sallë ka pasur miratime.