Rama e bëri Dash Sulën Kryeinspektor, vjen reagimi i parë nga kampi blu: Berisha nuk gabon, ata që na sulmuan për gjysmagjelin e morën përgjigjen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u emërua ditën e sotme në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Pas këtij emërimi ka ardhur dhe një reagim nga “ish-të vetët”, pikërisht nga kampi blu. Në radhët e Partisë Demokratike, ky zhvillim është lexuar si një konfirmim i qëndrimeve të mëparshme të lidershipit ndaj figurave që janë distancuar nga linja politike e selisë blu.

Flamur Noka ka lënë të kuptohet se vendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për të larguar bashkëpunëtorë nuk janë të rastësishme dhe se koha shpesh i vërteton këto zgjedhje. Sipas tij, kritikat dhe sulmet që u drejtuan ndaj Partisë Demokratike për qëndrimin ndaj Dashnor Sulës marrin sot një përgjigje të qartë.

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë”, shkruan Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT