Çfarë ndodhi në Qafën e Murrizit? Makina luksoze elektrike u nda në mes, “Avatr 12” nuk mundi të qëndronte në korsi, apo u përplas nga kamioni?!

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në vendin e njohur si Qafa e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Një makinë luksoze elektrike “Avatr 12” dhe një kamion janë përplasur “kokë më kokë”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionin të spostuar disa centimetra në anën e djathtë, në korsinë e vet, kurse makina elektrike me teknologji të fjalës së fundit dhe e prodhuar në Kinë, ka përfunduar në kanal, e ndarë në dy pjesë.

Çfarë ndodhi në Qafën e Murrizit? Makina luksoze elektrike

Kamioni i spostuar pak ne korsine e tij dhe gjysma e Avatr 12

Rrethanat e përplasjes janë të paqarta, pasi makina elektrike “grand coupe” Avatr 12 është e pajisur me sistemet më të fundit inteligjente dhe nuk dihet nëse ato kanë funksionuar në momentin e aksidentit.

Pra, nëse ka qenë makina elektrike ka dalë nga kontrolli dhe është futur në korsinë e kamionit, apo ka qenë drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ai që ka kryer manovër të gabuar dhe ka përplasur Avatr 12.

Çfarë ndodhi në Qafën e Murrizit? Makina luksoze elektrike

Gjysma tjeter e makines elektrike Avatr 12

AVATR 12 është një makinë Shooting Brake e klasit të lartë (ose fastback/gran coupe), tërësisht elektrike, e zhvilluar nga Changan, Huawei dhe CATLAi, e cila paraqet një dizajn të veçantë dhe futuristik me një bateri 94.53 kWh, fuqi maksimale 425 kW, dhe shpejtësi nga 0-100 km/orë në 3.8 sekonda.

Avatr 12 shquhet për integrimin e teknologjisë më të fundit nga Huawei, me një sistem drejtimi ADS 2.0 / 3.0, i cili përdor deri në 29 sensorë inteligjentë, duke përfshirë tre LiDAR, që lejojnë mjetin të udhëtojë në autostrada dhe qytete me ndërhyrje minimale.

Çfarë ndodhi në Qafën e Murrizit? Makina luksoze elektrike

Makina elektrike kineze AVATR 12

Gjithashtu, kjo makinë ka të integruar dhe sistemin CAS (Collision Avoidance System), i cili parandalon përplasjet, duke përfshirë frenimin automatik të emergjencës (AEB) që funksionon edhe në rrugë të rrëshqitshme me shi ose borë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT