“Vdīs sot se do ngjallesh nesër!” Del FOTO, predikonte fenë e Jehovait me nxënësit e klasës së katërt, pezullohet nga detyra mësuesi i anglishtes në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Gustav Majer” në kryeqytet, pasi u zbulua se një mësues anglishteje predikonte fenë e Johehovaīit me nxënësit e tij, edhe pse tashmë e dimë të gjithë që shkolla është laike.
Duke shprehur dashurinë e tij për Zotin dhe duke u dhënë detyra nxënësve të tij që lidheshin drejtëpërsëdrejti me urdhërimet e Perëndisë, prindërit sapo e morën vesh situatën kanë alarmuar shkollën.
Burime për Top Channel kanë bërë me dije se menjëherë pas ankesave të ngritura nga prindërit, mësuesi është pushuar nga puna.
Ndërsa nxënësit e klasës së katërt të mësuesit janë shprehur se në lëndën e anglishtes vlerësoheshin me notë maksimale nëse i flisje për Zotin.
“5 orë mësim për Zotin. Thoshte fjalët e Zotit për fundin e botës. Na vendoste vetëm 10 për Zotin”, shprehet një nga nxënësit.
Prindërit janë shprehur të irrituar nga sjellja e mësuesit i cili u thonte fëmijëve se duhet të besojnë në teorinë e Jehovait që nëse vetëvritesh sot do të ringjallesh nesër.
“Ka ndodhur një gjë e paparë, a ka më turp dynjaja, t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?!’ Ti jashtë, në mbasdite, ki besimin tënd, po në shkollë jo. Gabim që nuk falet!”, thonë prindërit.
Në fotot e siguruara nga burimet vërtetohet se si mësuesi u jepte nxënësve të tij detyrë shtëpië për të shkruar mbi Perëndinë.
“Dy Urdhërimet më të Mëdha. Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.Duaje fqinjin tënd si veten tënde” shkruhet në detyrat e shtëpisë së nxënësve.