Çfarë po ndodh në Shkodër? Tentoi që të vjedhë filialin e Postës Shqiptare dhe një market, policia i vihet nga pas autorit

Dy tentativa grabitje janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person ende i paidentifikuar, ka tentuar të grabisë para në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto”.

Policia bën me dije se autori është futur në ambientet e postës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por pa sukses, ndërsa gjatë largimit, ai ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar.

Por ai nuk është mjaftuar me kaq, pasi rreth orës 19:15, dyshohet se ka tentuar të grabisë edhe një subjekt tregtar (market) në sheshin “Prek Cali”.

Autori është konfliktuar me punonjësin e marketit, por është larguar pa arritur të marrë para.

Ndërkohë policia është në terren dhe ka nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT