Adoleshentët në Korenë e Veriut EKZEKUTOHEN publikisht nëse shohin “Squid Game”, fëmijët detyrohen nga shkollat të shohin masakrën e konsideruar “edukim ideologjik”

Thuhet se fëmijët në Korenë e Veriut ekzekutohen publikisht sepse shikojnë “Squid Game” ose dëgjojnë muzikë K-pop, kështu raporton presitgjozia The Sun.
Disa dëshmi të reja nga Amnesty International, kanë nxjerrë në pah se udhëheqësi famkeq i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po “shfryn” zemërimin e tij ndaj të rinjve të pafajshëm të cilët “konsumojnë” përmbajtje të mediave të huaja.
Ata të rinj të cilët nuk i binden sistemit të tij arbitrar si fillim dënohen në kampe pune, ose i nënshtrohen poshtërimit brutal publik, e nëse vazhdojnë sërish me mosbindje dënohen me vdekje për “mëkatet” e tyre.
Sipas disa dëshmitarëve koreono veriorë të cilët tashmë janë larguar nga vendi i tyre, rryshfetet e majme janë të vetmet që mund të ndalojnë dënimet e tyre të ashpra, ata madje thanë se për tu shpëtuar kampeve të punës, të cilat janë të njohura mbarëbotërisht për sistemet e torturës, racionet e urisë dhe abortet e detyruara, i drejtohen shitjes së shtëpive të tyre për të paguar zyrtarët e korruptuar.
“Njerëzit pa para shesin shtëpitë e tyre për të mbledhur 5,000 ose 10,000 dollarë për të paguar për të dalë nga kampet e riedukimit.” ka thënë një dëshmitar.
Kim Joonsik, 28 vjeç, tha se u kap duke parë drama të Koresë së Jugut tre herë përpara se të largohej përfundimisht nga vendi në vitin 2019. Ai arriti t’i shmangej ndëshkimit sepse familja e tij kishte të “njohur” mes zyrtarëve të lartë.
“Zakonisht kur kapen nxënësit e shkollave të mesme, nëse familja e tyre ka para, ata thjesht marrin paralajmërime”, tha ai, teska shtoi se tre nga shoqet e tij të shkollës, familjet e të cilave fatkeqësisht nuk kishin as para edhe as njohje shtetërore, u dënuan në kampe në fund të vitit 2010. Të intervistuarit përshkruan një klimë frike në të cilën kultura e Koresë së Jugut trajtohet si një krim i rëndë.
Më shumë se një duzinë njerëzish nga rajone të ndryshme përmendën “Grupin 109”, një njësi e specializuar e zbatimit të ligjit që kryen kontrolle në shtëpi dhe rrugë, të çantave dhe telefonave celularë pa urdhër arresti.
Të intervistuarit përshkruan se si nxënës shkolle ishin detyruar të merrnin pjesë në ekzekutime publike si pjesë të “edukimit të tyre ideologjik”.
Një dëshmitare e një ekzekutimi publik në Sinjuji, rreth viteve 2017-2018,tha: “Autoritetet u thanë të gjithëve të shkonin dhe dhjetëra mijëra njerëz nga qyteti Sinuiju u mblodhën për të parë,”
Teksa të tjerë dëshmitarë përshkruan se shkollat i urdhëronin sistematikisht nxënësit të merrnin pjesë në vrasje publike. Kim Eunju, 40 vjeç, tha: “Kur ishim 16, 17 vjeç, në shkollën e mesme, na çuan në ekzekutime dhe na treguan gjithçka. Njerëzit u ekzekutuan për shkak se shikonin ose shpërndanin median e Koresë së Jugut. Është edukim ideologjik: nëse shikon, kjo të ndodh edhe ty.”
Sipas zv.drejtoreshës rajonale të Amnesty International “ky është një represion “i shtresuar me korrupsion” që kryesisht “shkatërron” ata pa pasuri ose lidhje”
Ajo shtoi: “Këto dëshmi tregojnë se si Koreja e Veriut po zbaton ligje distopike që nënkuptojnë se shikimi i një shfaqjeje televizive të Koresë së Jugut mund t’ju kushtojë jetën – përveç nëse keni mundësi të paguani.”
Pavarësisht rreziqeve të mëdha, të intervistuarit e përshkruan konsumin e mediave të Koresë së Jugut dhe të huaja si të përhapur. Dramat, filmat dhe muzika futen kontrabandë në Korenë e Veriut në disqe USB nga Kina dhe shikohen në “notetel” kompjutera laptopë me televizorë të integruar.
Futja në fuqi e Aktit të Mendimit dhe Kulturës Anti-Reaksionare të vitit 2020 e përcakton përmbajtjen e Koresë së Jugut si “ideologji të kalbur që paralizon ndjenjën revolucionare të popullit”, raporton The Sun.