“Është lënë në errësirë”, ministri Gonxhja hedh poshtë aludimet për Memorialin e Fishtës: Do shndërrohet në një qendër ndërkombëtare arti

Pas një kronike televizive se Memoriali i Fishtës në Lezhës është lënë në errësirë, ministri i turizmit, Blendi Gonxhja ka hedhur poshtë aludimet.
Përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri Gonxhja bën me dije se Memoriali i Fishtës do të shndërrohet në një qendër ndërkombëtare arti. Kjo falë një bashkëpunimi të ngushtë që Shqipëria ka pasur me Francën, gjatë viteve të fundit.
Në sajë të këtij bashkëpunimi Gonxhja shkruan se do të rriten gjithashtu dhe projektet mes artistëve e studentëve shqiptarë e francezë.
Reagimi i plotë i ministrit Blendi Gonxhja: