Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

Këtë të hënë, 9 shkurt, është mbledhur në Kryesi që prej orës 10:00 grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Siç raportohet, i pranishëm është kreu i qeverisë dhe Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra si ministre dhe zv.kryeministre, me vendim të GJKKO-së.

Kjo mbledhje, që në fakt është e përjavshme, zhvillohet para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bruksel, ku pritet të takojë Antonio Costa-n, Presidentin e Këshillit Europian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT