Çfarë po paralajmëron kryedemokrati? Protesta kombëtare, Berisha thirrje policëve: Nesër bashkohuni me protestuesit

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë “Foltores” që u mbajt mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, kishte edhe një thirrje për forcat e Rendit.

Berisha tha se policia duhet të marrë një vendim historik dhe të bashkohen me protestuesit, teksa sipas tij duhet të shohin interesin e familjeve të tyre.

“Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me interesin e familjeve tuaja, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh. Bashkohuni me misionarët që do shporrin këtë qeverinë, do rikthejnë lirinë, udhëtimin drejt Europës”, deklaroi ai.

Ndërsa po ashtu kryedemokrati ftoi qytetarët që t’i bashkohen masivisht protestës së PD-së, teksa theksoi se “Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë”.

“Të gjithë në Tiranë në kryengritjen paqësore të fitores, për Europën. Mirënjohje KE për deklaratën e sotme që i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë s’mund ta pengosh. Ta detyrojmë hajdutin të shkojë te… aty ku e ka vendin. Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë”, tha Berisha.

Kujtojmë që nesër opozita në orën 17:00 do të mbajë protestën e radhës kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT