Rruga e Ishmit “zhduket” në greminë, Agron Duka denoncon: Presim ndonjë aksident tragjik që shteti të reagojë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka denoncon rrëshqitjen e një rrugë në Njësinë Administrative Ishëm dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore, të cilat sipas tij pavarësisht ankesave, nuk kanë marrë asnjë masë.

“Rruga pret viktimën e radhës? Rruga që i përket Njësisë Administrative Ishëm është kthyer në një rrezik të hapur për banorët. Njoftimet janë bërë. Ankesat janë përsëritur. Institucionet janë vënë në dijeni. Reagimi? Heshtje totale.

Mesa duket, duhet të presim që të ndodhë një aksident serioz, ndoshta edhe tragjik, që dikush të kujtohet se kjo rrugë ekziston. Apo zgjidhja është që banorët ta rregullojnë vetë?

Pas reshjeve të shiut që kanë prekur zonën e Durrësit dhe rrethinat, rruga është dëmtuar rëndë dhe çdo kalim mbi të është një rrezik real. Institucionet përgjegjëse duhet të mbajnë përgjegjësi”, denoncon politikani Agron Duka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT