Protesta kombëtare e opozitës, Salianji zgjedh VIDEO-n kur Berisha i bën elozhe për të dhënë mesazhin: Duam që PD-ja jetë fituese

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me protestën kombëtare që do të mbajë opozita ditën e nesërme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Salianji ka zgjedhur disa momente të tij, që fillojnë nga momenti që dorëzohet në policinë e Tiranës pas dënimit me 1 vit burg, deri tek takimet e tij me demokratët në disa qytetet e vendit.

Ndërsa një moment që merr vëmendje në videon e ish-deputetit, janë elozhet e Berishës drejtuar drejt tij, në kohën kur ai ishte në qeli.

“Salianji është në procesin e martirizimi për fjalën e lirë dhe interesat e qytetarëve”, thotë kryedemokrati në videon e shpërndarë nga ish-deputeti.

Po ashtu në fund ai jep mesazhin nga një nga takimet e tij “Ne duam që Partia Demokratike të jetë fituese, fituese fituese”.

Postimi i plotë i Salianjit:

Mesazh për qytetarët

Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur!

Nesër në Bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë.????????

Bashkohuni me Partinë Demokratike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT