Lapaj i shqetësuar për ndryshimet në Kodin Penal: Kanë hequr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat u votuan pak javë më parë në Parlament.

I ftuar në intervistë televizive në A2CNN, Lapaj tha se në ndryshimet në Kodin Penal, është hequr statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ai tha se heqja e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, bëhet që të arrestuarit mos kenë mundësi që të flasin.

Ai ka ndryshuar nenin që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë. Pra ata që gjatë rrugës bëhen pishman dhe kërkojnë bashkëpunimin me organet e drejtësisë, dhe në këmbim të asaj të përfitojnë ulje dënimi apo përjashtim nga dënimi i rëndë, këta e kanë shfuqizuar me ndryshimet e fundit. Pse e kanë bërë? E kanë bërë që të gjithë këta që po arrestohen dhe po merren nën hetim të mos flasin më sepse nëse deri dje josheshin nga drejtësia me qasjen që po fole, po bashkëpunove do përjashtohesh apo do të ulet dënimi, tashmë s’e kanë më sepse e hoqën këta me ligj”, deklaroi ai.

Më tej, kreu i Shqipëria Bëhet, ka deklaruar, se këto ndryshime, janë një “atentat” ndaj Reformës në Drejtësi.

Është atentat që i është bërë realisht reformës në drejtësi. Atentat shumë i rëndë. S’e t’i heqësh prokurorit mundësinë që të joshë me marrëveshje një prej personave nën hetim, do të thotë që ti të vrasësh bashkëpunëtorin e mundshëm që mund ta zbërthejë skemën”, tha Lapaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT