“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet sot, 10 shkurt, një seancë publike për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Aktualisht po flet kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke parashtruar argumentet se pse PD ka kundërshtuar ndryshimet që sipas kësaj force politike janë “të njëanshme”, referuar Partisë Socialiste.

I pyetur nga një prej gjyqtarëve se a ka pasur diskutim për këto ndryshime, Bardhi e theksoi se i gjithë shqyrtimi ka zgjatur vetëm 1 orë, duke shënuar një rast të paprecedentë.

Më tej, demokrati tha se nuk pengohet funksionimi demokratik i Kuvendit, në rast se këto ndryshime shfuqizohen.

Kuvendi nuk humb asgjë nëse funksionon me 8 komisione, nuk sjell asnjë pasojë”, deklaroi ai.

Pjesë nga diskutimi në GJK:

Gjykatësi: Siç shihet ka një ndërhyrje gati të plotë mbi përbërjen dhe strukturën e komisioneve, fushën që mbulojnë, duke u shtuar nga tre komisione nga ato që kanë qenë më përpara. A keni pasur ndonjëherë diskutime, projekte për të riformatuar fushën e mbulimit të komisioneve, për të ndryshuar numrin e tyre? Në rast se ky vendim shfuqizohet si antikushtetues, çfarë pasojash sjell në funksionimin normal të komisioneve dhe cila sipas jush mund të ishte pika që mund të gjejë dakordësi duke u nisur nga eksperienca 7-mujore?

Bardhi: Besoj në 1 orë nuk ke kohë të hapësh letrat, jo më të diskutosh. Është rasti i dytë në historinë parlamentare, ndryshimet për shkak se përcaktojnë bashkëjetesën demokratike mes palëve, ka pasur gjithmonë diskutime me rregulla me konsensus. Ky është rasti i parë në histori në fakt që shqyrtohet për 1 orë. Unë kam ngritur shqetësime sepse ka mospërputhje mes dispozitave ligjore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT