E FUNDIT/ Tym dhe flakë te Parlamenti, militantët zënë në befasi policët dhe u hedhin molotovë, efektivët mes zjarrit, digjet një makinë

Protesta para Parlamentit të Shqipërisë ka eskaluar në akte të forta dhune pak momente më parë, me militantët opozitarë të cilët kanë zënë në befasi punonjësit e Policisë së Shtetit dhe i kanë sulmuar me molotovë e fishekzjarre.

Situata ka qenë e qetë për më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që skenari të mos kuptohej në asnjë moment, ndaj efektivët janë zënë në befasi nga heshtja e thellë.

Tym dhe flakë te Parlamenti, militantët zënë në befasi

Momenti kur sulmohen me molotove policet te Parlamenti

Raportohet se disa punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar, pasi molotovët u kanë shpërthyer përpara fytyrës, ndërkohë që janë sulmuar edhe me fishekzjarre, raporton newsbomb.al.

Menjëherë, është reaguar me blindat e ujit dhe gaz lotsjellës, në kundërpërgjigje ndaj protestuesve të cilët kanë vazhduar për disa minuta të hedhin molotovë e fishekzjarre.

Tym dhe flakë te Parlamenti, militantët zënë në befasi

Protestuesit janë bllokuar në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit

Një makinë e mediave raportohet se ka marrë flakë në krah të Xhamisë, pasi mbi të kanë rënë molotovët dhe fishekzjarre. Gjithashtu, raportohet për të paktën dy efektivë janë lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet, protestuesit janë bllokuar në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit nga krahu i Xhamisë së Namazgjasë, pasi blindat dhe efektivët kanë ardhur nga drejtimi i Parlamentit dhe grupi tjetër nga drejtimi i Kryeministrisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT