Italianët të pamëshirshëm me grupin kriminal të shqiptarit, “vulosin fatin” e disa prej tyre, çfarë ndodhi me bosin e drogës dhe bashkëshorten e tij

Oficerët e policisë financiare të komandës provincial të Perugias ekzekutuan sot një urdhër mase paraprake të lëshuar nga gjykata kundër 7 personave të cilët ishin pjesë e një organizate trafikimi kokaine nga Shqipëria në Umbria, e më tej në qytete të tjera të shtetit fqinj.
Sipas raportimit të mediave italiane, tre prej tyre u dërguan në burg në Capanne, Perugia, njëri u vu në arrest shtëpiak, ndërsa tre aktualisht janë të zhdukur.
“Skema priramidale” e përdorur nga ky grup i organizuar ishte e udhëhequr nga një shtetas shqiptar, zbulimi i gjithë kësaj skeme u bë një vit më parë, kur u gjetën 68 kilogramë kokainë të fshehura në tavanin e një picerie në Foglino. Për më tej pesë nga shtatë shtetasit e përfshirë janë shqiptarë, njëri është italian dhe një tjetër ka origjinë rumune.
Si u zbuluan nga policia?
Hetimet filluan në vitin 2024 bazuar në provat që dolën nga një çështje tjetër penale. Këto hetime të kryera nëpërmjet përgjimeve dhe mbikëqyrjes mjedisore, sistemeve të vendndodhjes satelitore dhe aktiviteteve të vëzhgimit dhe ndjekjes, kanë lejuar identifikimin e një organizate të strukturuar, kryesisht aktive në zonën e Perugia-s.
Sipas hetuesve, grupi ishte i organizuar hierarkisht, ku siç e përmendëm në krye ishte një shtetas shqiptar i cili e kontrollonte dhe menaxhonte shpërndarjen e drogës që nga Shqipëria, ai por ai nuk ishte i vetëm në këtë skemë, pasi krahë vetës kishte edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte partnere e tij edhe në picerinë në Foglino, e cila shërbente si kamufkuese për fshehjen e trafikimit të drogës, ai po ashtu kishte “aleatë” edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, pjesë e grupit, një shqiptar dhe një italian.
Varësisht faktit se ata e kishin përqendruar “biznesin” e tyre të drogës në Folgino, kishin një rrejt të gjerë klientësh në Italinë veriore e qendrore. Për të komplikuar kontrollet dhe për të penguar hetimet, anëtarët e grupit morën masa paraprake të veçanta në komunikimet e tyre, duke përdorur vetëm kriptofona dhe aplikacione mesazhesh të menjëhershme. “Mjeshtëria” e tyre në përpjekjen e bërë për t’iu fshehur drejtësisë shkon edhe më larg se aq, pasi ata përdorën pajisje për të zbuluar çdo sistem mbikëqyrjeje me video, radio të teknologjisë së fundit, të cilat ndërlikuan hetimin.