Del VIDEO e papublikuar më parë: Abuzuesi se*sual Jeffrey Epstein duke reklamuar femrat në rrjet për klientët e tij

Një video në të cilën shfaqet abuzuesi seksual Jeffrey Epstein duke prezantuar një vajzë përballë kamerave, ka bërë xhiron e rrjetit.
Pamjet e publikuara nga Brics News janë bërë menjëherë virale pasi dyshohet se Epstein po e reklamonte vajzën për klientët e tij.
Mësohet se pas publikimit të kësaj videoje hetuesit po shqyrtojnë klipin për të zbuluar kontekstin e saktë të saj.
Kujtojmë se detaje të reja janë publikuar nga dosja e Jeffrey Esptein, të cilat dëshmojnë se si abuzuesi seksuali i fëmijëve dhe grave të moshave të ndryshme, i reklamonte këto të fundit kundrejt përfitimeve që kapin shifra të konsiderueshme parash.
Ndonëse Epstein kreu vetëvrasje më 10 gusht të 2019 teksa vuante dënimin, sot e kësaj dite vijojnë hetimet për të zbardhur veprimtarinë e tij kriminale nga e cila janë shfrytëzuar me qindra të mitura dhe gra.