Gjergj Luca ironizon protestën e PD-së: Pasi rrëzuam qeverinë, tani të shohim Luizin në Big Brother (VIDEO)

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka ironizuar protestën që mbajti opozita mbrëmjen e sotme në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një video në rrjetet sociale, Luca ka ironizuar teksa deklaron se opozita e “rrëzoi” qeverinë dhe ka dalë luftarakë në media.

Ndërsa më tej, biznesmeni shprehet se tani duhet të vazhdojnë me Luizin, në “Big Brother VIP Albania 5”.

Përshëndetje, qeverinë e rrëzuam, në gjithë gazetat dolëm si luftarakë, tani vazhdoni me Luizin, që ia hënksha zemrën në Big Brother, që na kënaqi! Shikim të mbarë, ironizon Luca.

Kujtomë që opozita mbajti protestën e radhës kombëtare mbrëmjen e sotme, ku u bënë thirrje kundër qeverisë. Ndërsa në fund, u shënuan disa incidente mes protestuesve dhe policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT