Incidentet në protestën e PD-së, Spartak Ngjela shpërthen ndaj Berishës: Turp për këtë bastard që kërkon të djegë Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela ka shpërthyer ashpër ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pas incidenteve të regjistruara në protestën e ditës së djeshme të opozitës.

Ngjelka shkruan se vetëm Berisha e quan tubimin e mbrëmshëm “protestë”, ndërsa më tej shpërthen ndaj kryedemokratit me fjalët “Turp për këtë bastard që kërkon të djegë Shqipërinë”.

Sipas avokatit, kreu i PD-së dhe mbështetësit e tij, nuk i bën dot gjë më Shqipërisë dhe se duhet ta kujtojë se është i akuzuar nga SPAK.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

E patë dje çfarë proteste bënë në Tiranë.

Vetëm një i marrë si Saliu e quan atë protestë.

Protestë u quajt edhe në Beograd.

Turp për këtë bastard që kërkon të djegë Shqipërinë.

Asgjë nuk bën dot. Kot lodhet dhe gënjen veten edhe shtytësit e tij bastardë.

Asgjë nuk i bën dot më Shqipërisë, dhe duhet të kujtohet se ai është i akuzuar nga SPAK.

Dhe SPAK drejtohet nga ekspertët ndërkombëtarë. Edhe këtë duhet ta kujtojë në çdo çast Saliu.

Incidentet në protestën e PD-së, Spartak Ngjela shpërthen

Postimi i Ngjelës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT