Aksident horror në Itali! Makina që po udhëtonte u përplas me kamionin e plehrave, i riu shqiptar humb jetën pasi digjet nga flakët (EMRI+FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Porrettana në Bolonja, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën, pasi makina që po udhëtonte ai, është përplasur me një kamion plehrash.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Leonard Fjora, i cili drejtonte një makinë “Volkswagen” në momentin që u përplas kokë më kokë me kamionin.
Përplasja ishte e fortë, teksa makina e shqiptar është përfshirë nga flakët dhe më pas është shkrumbuar.
Edhe pse forcat e zjarrfikësve shkuan me shpejtësi në vendngjarje, ai nuk mund të shpëtohej, teksa trupi i tij u karbonizua, shkruajnë mediat italiane.
Po ashtu bëhet me dije se një nga shkaqet e aksidentit është përcaktuar moti i keq dhe akulli në rrugë.
Shoferi i kamionit që u përfshi në aksidentin fatal, nuk ka pasur dëmtime, por është dërguar në spital, për shkak të gjendjes së shokut që ka pësuar.
Ndërsa po ashtu, raportohet se policia italiane është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit që i mori jetën të riut shqiptar.