“Ka djegie të shkallës së tretë”, DETAJE të reja: Njëri prej efektivëve që u plagos gjatë protestës është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndodhet në reanimacion

Njëri prej efektivëve që u plagos nga protesta e djeshme e Partisë Demokratike, mësohet se është në gjendje të rëndë shëndëtësore.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, zëdhënësi i Policisë, Gentian Mullai zbuloi se efektivi në fjalë ka pësuar djegie të rëndë të shkallës së tretë. Për rrjedhojë, ai ndodhet i shtruar në reanimacion.

Mullai bën me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të lëndimeve të marra gjatë protestës së djeshme, janë në total 3 efekivë policie.

Nga protesta e djeshme e opozitës mbetën të lënduar 19 efektivë policie si dhe njerëz që i përkasin botës së mediave. Policia  ka shoqëruar 21 protestues të cilët gjatë protestës kryen akte të dhunshme ndaj efektivëve.

Në lidhje me protestën e demokratëve nga e cila mbetën të dëmtuar dhe disa persona, minsitrja Albana Koçiu ditën e sotme i bëri thirrje drejtësisë që të merren masat e duhura ndëshkuese për personat që kanë gisht në këtë ngjarje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT