Serbe e Shqiptare protesta mbi Iber.Rreth 2mije veta me ane te protestave kundershtojne zgjedhjet serbe ne kete pjese te Kosoves

MITROVICE-Gjithcka nisi kur një turmë e madhe shqiptarësh u mblodh sot ne mesdite në pjesën jugore, në urën e Ibrit, duke brohoritur “UÇK, UÇK” si dhe duke kënduar këngën “Besa Besa”, mirëpo, policia speciale e Kosovës u ka dalë përpara për ti ndalur. Shqiptaret e Mitrovices, AFP shprehet se kanqe qene rreth 2 mije me ane te protestave kundershtojne zgjedhjet serbe ne kete pjese te Kosoves. Ndërkohë, edhe një grup prej qidnra serbësh kanë dalë matanë Ibrit duke protestuar në anën e tyre. Sipas policise, kjo ka shkaktuar një situatë të tensionuar, gjë që ka cuar në ndërhyrjen e policisë me gaz lotsjelles dhe shperndarjen rreth mesdites se turmave.
ORA 16:04- PAS PROTESTËS RIHAPET URA MBI IBËR
Në Mitrovicë është rihapur qarkullimi në urën mbi lumin Ibër, pas përfundimit të një protestë dhe qetësimit të situatës me shpërndarjen e disa mijëra shqiptarëve dhe serbëve të grumbulluar në të dy anët e qytetit të ndarë në dy pjesë që prej vitit 1999.
Forcat e Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, dhe pjesëtarë të KFOR-it ishin vendosur në urë për të ndarë turmat në veri e jug të saj dhe parandaluar përplasjet.
Sipas njoftimeve të deritashme nga vendngjarja, edhe pse ka pasur gjuajtje me gurë e janë dëgjuar kohë pas kohe edhe të shtëna armësh nuk ka të plagosur. Policia në Mitrovicë ka thënë se është dashur të vëhet në përdorim gazi lotsjellës në një masë mjaft të vogël për t’i shpërndarë protestuesit në të dy anët e urës.
Në Mitrovicë sot në mesditë ishte paralajmëuar një protestë nga shoqatat e luftës së UÇK-së, e përkrahur nga 58 organizata e shoqata, në kundërshtim të zgjedhjeve serbe në veri të qytetit, të cilat po zhvillohen nga mëngjesi dhe përfundojnë sonte në orën 20.00.
ORA 14:00-ASNJE I LENDUAR NGA PROTESTA
Ka përfunduar pa të lënduar protesta gjithë-popullore e mbajtur sot në Mitrovicë me moton e ruajtjes së sovranitetit dhe kundër zgjedhjeve paralele serbe në Kosovë. Rreth orës 14 gjithçka ka marrë fund, kurse policia e Kosovës, e EULEX-it dhe KFOR-it ende vazhdojnë të mbikqyrin situatën. Trupat e efektivave te KFOR-it, tashmë janë vendosur në mes të urës që ndanë në dysh qytetin e Mitrovices per te shmangur cdo incident te mundshem
ORA 13:50-NORMALIZOHET SITUATA MBI IBER
Zedhenesi i Policise se Kosoves, Brahim Sadriu njoftoi per News24 turmat e medha shqiptarëve dhe serbëve, të mbledhura në të dyja anët pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, janë shpërndarë pas ndërhyrjes së policisë së EULEX-it dhe KFOR-it. Sadriu beri me dije se vetem grupime te vogla ndodhen aktualisht anash ures dhe se gjendja raportohet të jetë e qetë krahasuar me minutat qe kaluan. Sipas zedhenesit te policise, policia ishte e detyruar te perdorte gaz lotsjelles pasi gjednja ishte perkeqesuar dhe vetem me perdorimin e gazit lotsjelels u mundesua shperndarja e turmave
ORA 13.00-POLICIA KOSOVARE: U DESH NDËRHYRJA JONË, NUK DUHET TË LEJONIM PËRLESHJET TRUP ME TRUP
Pak pasi një grupi shqiptarësh të shkëputur nga protesta kundër zgjedhjeve serbe që po mbahen sot ne veri të Mitrovicës, sipas policisë është nisur në drejtim të urës mbi lumin Ibër, ndërkohë që në veri të urës, kanë qenë një grup serbësh, ka bërë që forca të shumta të policisë të organizohen mbi Urën e Ibrit.
Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka shkaktuar një situatë të tensionuar, gjë që ka cuar në ndërhyrjen e policisë.
“Sidoqoftë njësitë speciale për kontrollim të turmës nga Polica e Kosovës në bashkëveprim me njësitë tjera dhe me ndihmën e KFOR-it, kanë arritur t’i zmbrapsin të dyja grupet dhe deri më tani ura është pa ngarkesa të të dyja grupeve”.
“Me rëndësi është që nuk erdhi deri te kontakti fizik mes të dy grupeve shqiptare dhe serbe. Situata kishte tensioni të një niveli të lartë, por sidoqoftë situata është arritur të vihet nën kontroll. Deri më tani nuk kemi informacione për persona të lënduar nga të dyja palët”, bëri të ditur Hoti për Radion Evropa e Lire.
Ai tha se përdorimi i gazit lotsjellës ka qenë i domosdoshëm.
“Është dashur që policia të vë në përdorim gazin lotsjellës në një masë mjaft të vogël për t’i detyruar protestuesit që të shpërndahen në të dy anët”, tha Hoti.
Aktualisht, sipas Hotit, të dy grupet po qëndrojnë ende në veri dhe jug të lumit Ibër, ndërsa në mes të urës kryesore po qëndrojnë njësitet e policisë së Kosovës dhe të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.
ORA 12:45-MITROVICË, SERBË E SHQIPTARË PROTESTA MBI IBËR
Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve shqiptarë dhe serbët, të cilët janë mbledhur sot në të dyja anët tek ura e lumit Ibër. Agjencite kosovare te lajmeve njoftojne se është rritur numri i pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilët po përpiqen që të qetësojnë gjendjen ne te dyja anet e ures. Sipas burimeve në pjesën Veriore rreth orës 12:30 minuta kanë filluar të shtëna nga armë automatike. Nuk raportohet për ndonjë të plagosur, ndërsa situata vazhdon të jetë e tensionuar. Bëhet e ditur se tashmë, pos forcave të mëdha të policisë së Kosovës te ura, që ndan Mitrovicën në veri dhe në jug, janë përqendruar edhe shumë forca të KFOR-it.
Gjithcka nisi kur një turmë e madhe shqiptarësh është mbledhur sot ne mesdite në pjesën jugore, në urën e Ibrit, duke brohoritur “UÇK, UÇK” si dhe duke kënduar këngën “Besa Besa”, mirëpo, policia speciale e Kosovës u ka dalë përpara për ti ndalur. Shqiptaret e Mitrovices me ane te protestave kundershtojne zgjedhjet serbe ne kete pjese te Kosoves. Ndërkohë, edhe një grup serbësh kanë dalë matanë Ibrit duke protestuar në anën e tyre.
Ardhja e protestuesve shqiptarë deri tek ura nuk ka qenë e planifikuar në këtë mënyrë, pasi, teksa kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli po mbante një fjalim para protestuesve, një pjesë e tyre morën rrugën në drejtim të urës së Ibrit.
Agjencia e lajmeve Kosovapress, ben me dije se ndërhyrja e Policisë së Kosovës ka ardhur pas provokimit të serbëve nga pjesa veriore, të cilët kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të shqiptarëve matanë lumit Ibër.
Raportohet se nderkohë serbët kanë dalë këtej Ibrit, në pjesën jugore, duke hedhur gaz lotësjellës dhe sende të tjera të forta ndërsa edhe shqiptarët kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të turmës serbe.
Janë parë edhe forca të KFOR-it në mes të urës në tentativë për të kontrolluar situatën e cila momentalisht është tejet e tensionuar. Raportohet se serbët i janë afruar fillimit të urës në pjesën veriore, ndërsa shqiptarët janë rreth 20 metra larg urës, pjesa jugore.
Agjencitë njoftojnë se ndërkohë, është dëgjuar edhe një alarm në pjesën veriore të Mitrovicës, i cili raportohet se është sinjal për tu mbledhur sa më shumë protestues në anën e serbëve.