Shqiperia pa viza! Sot është ditë e madhe, suksesi është i përbashkët.

Sot është një ditë e madhe. Për shqiptarët ra një tjetër mur, ai i vizave që kufizonte të drejtat themelore të lëvizjes së lirë. Është gëzim që duhet ndarë si sukses i përbashkët.
Që në vitet 90 qindra dhe mijëra shqiptarë kanë patur mundësinë të shkojnë në Evropë por tani do mund ta bëjnë të gjithë. Shqiptarët do të dinë të shfrytëzojnë hapësirat dhe në respekt me detyrimet. Ky është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe meritojmë ta shijojmë bashkarisht.

Bori makinash që krijonin një zhurmë të madhe, këtë herë aspak shqetësuese dhe njerëz që përshëndeteshin e shprehnin gëzim mes tyre ka qenë gjithë atmosfera e momenteve të para të mësimit të lajmit për heqjen e vizave në rrugët e kryeqytetit shqiptar.
Më pas në një udhëtim tonin na ra rasti të ndalonim në një nga qytetet e shqiperisë ku pamë disa momente gëzimi të kësaj ngjarjeje.Sipas disa pyetjeve që ne bëmë,nga një pjese e qytetarëve morëm një përgjigje ku shumica mendonte se liberalizimi i vizave u be i mundur vetëm nga Partia Demokratike.Madje në xhirot që makinat bënin nëpër qytet ishin makina me flamurin Europian dhe ate të Partis Demokratike dhe nuk patëm rastin të shihnim ndonjë flamur të Partesi Socialiste ose të ndonjë partije tjetër pasi merita është e të gjithëve.Pamjet flasin vetë në foton e mëposhtme në këtë qytet.

Tashmë në të gjithë shqipërinë flitet për: Lëvizje e lirë në Evropë!