TURP – "Ndëshkohesh nësë tregon atdhetarizëm për Shqiperinë !" (VIDEO)

Invalidogazetaria e Big-Brother 4 …!
Shtirja e pështirë, hipokrizia njerzore, invalidogazetaria e Tiranës, manipulimi fatkeq, injorimi i së vërtetës së moralit dhe, më rrënqethëse, antishqiptarizma ishin “virtytet” e Big-Brother 4 në mbrëmjen e 05/shkurtit 2011 në Top-Channell. Një vashë shqiptare , me origjinë nga Peja, Alkena Dervishja, u eleminua sepse kinse ishte nacionaliste e tepëruar. Turp ! Madje, shumë turp ! Imagjinoni për një çast se cfarë do t’ju ndodhte juve nëse dikush ju mohonte origjinën…Imagjinoni për një çast kur dikush t’ju thoshte: shiko, mos ji shqiptar se do ndëshkohesh ! Ne që duam të “mirën e shqiptarve” nuk flasim sepse po ta bëjmë do na quajnë ekstremist. Ne jemi shqiptar të llojit allasoi. Rikthehemi në ngjarjen, jo pak, por tragjike, të natës së 05/shkurtit në Top-Channell. Lexoni arsyetimin që foshnjori-“analist” i këtij show i faturoi eleminimit të vajzës shqiptare nga Peja: ishe e tepëruar, shumë nacionaliste, ylli flamurit të Kosovës është tashmë një realitet që duhet pranuar ! Nuk ka rëndësi flamuri kombëtar, atë e kemi në zemër. Prezenca e kripës greke në shtëpitë shqiptare nuk është ekuivalente e mosprezencës së kripës shqiptare në shtëpitë greke ! Sepse ata janë “popull mik”, madje edhe këngët greke duhet të jenë mbi ato shqiptare sepse na japin frymëzim vorioepirot. Krim ! Turp dhe krim. Një spektakël i quajtur i tillë jo vetëm nuk është dinjitoz, serioz apo cilësor, por, përkundrazi, mbjell antishqiptarizëm, kultivonë servilizim nacional dhe inferioritet debilprurës deri në fazën e amplifikimit të një proçesi të pështirë puthadorësh të çdo fushe të jetës sonë deri në televizionin më të “madh” shqiptar. Por, duartrokitjet e publikut, kur vajza nga Peja tha se ndihesh krenare për faturën nacionaliste, treguan të kundërtën, madje injoruan haptazi farsën e këtij pseudoantishqiptarospektakli.
Genc llakaj

Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Back to top button